Aktorja e njohur italiane e cila tani është një aktiviste e LGBT-së Eva Grimaldi ka qënë cilësuar si ndër më të bukurat në kinemotagrafinë italiane.
Tashmë ajo është në një lidhje me politikanën dhe aktivisten Imma Battaglia.
Por së fundmi aktorja i ka habitur të gjithë.
Gjatë një konference për shtyp ajo i ka propozuar live të dashurës së saj Imma.
Çifti do ta organizoj dasmën në muajin maj në Romë ku dhe po bashkëjetojnë prej vitesh.
Kujtojmë që aktorja Eva Grimaldi ka qënë e martuar nga viti 2006-2010 me Fabrizio Ambroso për të cilën është shprehur se është dita më e bukur e jetës së saj.
Ndërsa me poltikanën e njohur ajo ka një lidhje 7 vjeçare por aktorja tregoi vetëm në vitin 2017 gjatë emisionit italian ‘Isola dei famosi’.
Ndërsa duket se tashmë kanë nisur kërkimet për fustanin e bardhë që do të veshë aktorja.