Apple, një prej kompanive më prestigjioze të smartfonëve në botë, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për përdoruesit e iPhone. Pajisjet që do të bëhen update me versionin e ri iOS 12, do t’i shpërndajnë automatikisht vendndodhjen personit i cili ka telefonuar numrat e emergjencës. Për momentin, kjo veçori ka nisur të përhapet gjerësisht në Amerikën e Veriut dhe do të zgjerohet edhe në vende të tjera.
Qëllimi i këtij opsioni është reduktimi i kohës së përgjigjes pas telefonatës së një përdoruesi, i cili mund të gjendet në rrezik. RapidSOS quhet kompania teknologjike e cila ka ndihmuar në integrimin e këtij ndryshimi.
Apple ka bërë me dije se të dhënat e përdoruesit nuk do të jenë të aksesueshme apo të përdoren për të tjera qëllime.