“Miss Universe Albania” i ka fillimet e saj të para duke nisur që nga viti 2002 dhe deri më sot, duke përzgjedhur Misse të ndryshme të cilat na bëjnë krenarë duke përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet nëpër shtete të ndryshme.
Vitin e kaluar “Miss Universe Albania” u shpall Trejsi Sejdini, ndërkohë këtë vit një tjetër bukuroshe e ka rrëmbyer kurorën e kompeticionit të rëndësishëm.
Mbrëmja e djeshme ishte një magji e vërtetë, ku vajzat performuan me veshje të ndryshme duke vazhduar në fillim me fustane elegante, me bikini dhe në fund me fustane nuserie të cilat shkëlqenin të gjitha, por vetëm njëra prej tyre duhet të merrte kurorën e këtij kompeticioni.
Së fundmi, mbrëmë është shpallur “Miss Universe Albania”, Cindy Marina, e cila ka lindur në Amerikë, por me origjinë është nga Shkodra.
Cindy mori vëmendjen e të gjithëve me performancën e saj joshëse që u finalizua me kurorën që çdo femër do ta dëshironte.
Ishte Trejsi Sejdini ajo e cila i dorëzoi kurorën e saj bukuroshes e cila siç pritej, u emocionua tej mase shumë.