Para pak ditësh Enca ka publikuar këngën e saj më të “Kujt po i han” në bashkëpunim me Don Phenom dhe u prit mjaft mirë nga publiku. Këtë e tregojnë më së miri klikimet në Youtube, pasi kjo këngë numëron mbi 3.6 milionë klikime.
Një ndër pjesët më të bukura të klipit është kur Enca në fillim duket si një Mona Liza e kohëve moderne të cilën “e analizojnë” DeaMichele dhe Sara Kolami.
E një tjetër Mona Lisa e kohëve moderne është bërë edhe Nicki Minaj, e cila te bashkëpunimi i fundit me Little Mix “woman Like Me”, përformon brenda kornizave të një pikture.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar Encës dhe ka publikuar pamjet në instastory. Fillimisht ajo ka postuar një foto të saj shkëputur nga klipi me etiketimin “Mona Enca” dhe më pas ka postuar një foto të Minaj duke shkruar “Mona Nicki”.
“Sa për ta thënë… 1.Jam gjithmonë një hap para me konceptet… 2.Mendjet e mëdha mendojnë njësoj” – shkruan Enca në postimin e saj në Instastory.
“Kështu që kur të jem e famshme në të gjithë botën mund të thoni ‘Enca ishte gjithmonë një hap para’ “ – ka shtuar më tej këngëtarja.