Jasmina dhe Andi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pasi dolën nga programi me një raport të pasqaruar.Tani ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, por Jasmina ka shfaqur shenja xhelozie në festën e programit.
Gjatë emisionit të fundit u transmetua një pjesë nga festa e konkurrentëve, ku Shqipja shprehej se një ndër vajzat e programit e kishte lagur me shampanjë nga xhelozia.
Në studio ajo tregoi se bëhej fjalë për Jasminën. Shqipja tha se po kërcente me Andin në festë dhe si rrjedhojë, Jasmina e kishte lagur me shampanjë.
“Unë kam kërcyer shumë. Nuk kam pushuar asnjë moment. Fationi nuk donte të kërcënte, unë po kërceja me Andin. Skena e xhelozisë ishte që Jasmina në vend se të lagte Andin me shampanjë, më lagu mua. Ishte skenë e tmerrshme”, u shpreh Shqipja.