Të gjithë e njohim dyshen “Kripë dhe Piper” nga Alfio dhe Indriti. Ata morën famë nga eksperienca e tyre në Masterchef Albania si dhe emisioni i tyre i gatimit “Kripë dhe Piper” në INTv. Këtë herë dyshja iu rikthye kohërave të vjetra në INTv por si të ftuar tek emisioni “Adrenalinë”. Pasi sfiduan njëri-tjetrin si qitësi më i mirë prej tyre, moderatorja e emisionit Ueda Kullakshi i pyeti djemtë për planet e tyre të së ardhmes. E besoni ose jo dyshja e “Kripë dhe Piper” do të rikthehet sërish, por këtë herë me një restorant të vetin të quajtur pikërisht kështu! Për më shumë detaje ndiqni intervistën e mëposhtme :