Me siguri ju ndodh shpesh, që kur u ktheheni albumeve të vjetra të fotove e të shihni veten apo dhe familjarët apo miqtë tuaj në to të kuptoni vërtetë se si kanë kaluar vitet.
Kjo gjë nuk ndryshon as kur flasim për VIP-at.
Një foto e vjetër ku Luana Vjollca, Marina Vjollca, Xhensila Myrtezaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj shfaqen shumë të qeshura në prapaskenën e Top Fest 8.
Fotoja është shkrepur gjatë finales së koncertit në 2011-ën, ku Marina dhe Luana ishin bashkëprezantuese kurse Xhensila, Eliza dhe Anxhelina konkurronin.
Fituese e këtij edicioni u shpall Elvana Gjata me këngën “Me ty”. Nuk na besohet se kanë kaluar 8 vite që atëherë!/iconstyle