Ditën e djeshme Kim Kardashian festoi 39-vjetorin e lindjes dhe ajo mori dhurata të ndryshme superluksoze nga familjarët e saj. Por surpriza më e veçantë ishte ajo e bashkëshortit të saj, Kanye West. Kim ka zbuluar se ai kishte dhënë 1 milion dollarë për bamirësi në emër të saj.
“Mora dhurata shumë të bukura nga gjithë familja ime dhe Kanye më bleu disa çanta mahnitëse. Gjithashtu ai i dhuroi 1 milion dollarë shoqatës sime të preferuar të bamirësisë që punon fort për reformën e burgjeve në emrin tim nga ai dhe fëmijët. Kjo gjë më ka gëzuar shumë!”, ka shkruar Kim në një postim në ‘Twitter’. Ajo publikoi foton e një certifikate bamirësie shoqëruar me emrat e Kanye dhe 4 fëmijëve të tyre.
I got amazing gifts from my whole family and Kanye for me the most amazing bags. But he also donated $1 million to my favorite charities that work so hard on prison reform on my behalf from him and the kids. This makes my heart so happy! pic.twitter.com/chNkyPRQGW
— Kim Kardashian West (@KimKardashian) October 22, 2019
Kim e kaloi ditëlindjen e gjatë fundjavës në Palm Springs me disa mikesha dhe më pas darkoi ditën e hënë në shtëpinë e saj me personat më të afërt.