Këngëtari i njohur shqiptar, Bertan Asllani prej kohësh jeton në Turqi. Prej kohësh ka qëndruar larg muzikës, duke iu përkushtuar karrierës si aktor. Por, një muaj më parë iu rikthye sërish muzikës, duke publikuar projektin që mban titullin “Fluturojmë”.
Por duket se këngëtari shqiptar ka të reja edhe përsa i përket jetës private. Prej kohësh ai është në një lidhje dashurie me aktoren e njohur turke Hazall Senell. Çifti e ka çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel, pasi Asllani i ka propozuar për martesë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram, i cili ka publikuar një foto ku shfaqen së bashku me unazat në duar, krahas së cilës shkruan: “Deri në fund”.