Padyshim që këngëtaret shqiptare kanë arritur një famë të jashtëzakonshme në skenën ndërkombëtare.
Emrat e Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora, Ava Max dhe Era Istrefi janë ndër më të lakuarit e kështu vajzat janë kthyer dhe në muza frymëzimi.
Këngëtarja e njohur suedeze, Amanda Winberg, i ka habitur të gjithë kur ka publikuar këngën e saj më të re me titull "Dua Lipa".
Kënga ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve dhe e pyetur për këtë veprim, Amanda ka shpjeguar për mediat e huaja se kjo ishte një shenjë vlerësimi për Duan.
“Dua Lipa është shumë tip dhe mendoj se të gjithë do të bënin gjithçka për të. Si unë, në këngën ku flas për djalin që pëlqej. Kur bëra këngën, Dua Lipa ishte personi i parë që mendova. Mendova: ‘Çfarë është më mirë se një akullore? Dua Lipa."- ka treguar këngëtarja.