Tashmë nuk ka diskutim se këngëtaret me origjinë shqiptare po pushtojnë muzikën ndërkombëtare me projketet e tyre muzikore dhe koncertet e vazhdueshme.
Së fundmi kemi mësuar se Rita Ora do të jetë pjesë e koncertit 3-ditor “Ruisrock 2019”, që do të mbahet në Turku të Finlandës.
Koncerti do të mbahet më 5-7 korrik dhe ndër emrat kryesorë janë: Travis Scott, Diplo, Troye Sivan apo Future.
Rita Ora do të jetë këngëtarja e vetme me origjinë shqiptare në festivalin e muzikës, ndërsa biletat kushtojnë mbi 300 dollarë.