Madje edhe këtë vit prezantohet nga një shqiptare, pasi vitin e kaluar u prezantua nga Bebe Rexha...
Rita Ora do të drejtoj ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV European Music Awards, duke u bërë kështu këngëtarja e dytë shqiptare që drejton këtë spektakël çmimesh, për të dytin vit rradhazi. Rita gjithashtu pritet të ngjitet në skenë për të kënduar dhe ku i dihet mbase performon edhe këngën e saj “Girls” në bashkëpunim me Bebe Rexhen, edhe pse nuk i dihet nëse kjo e fundit do të jetë e pranishme. Ndryshe nga herët e tjera këtë vit janë nominuar katër artiste shqiptare të cilët janë: Rita Ora, Dua Lipa, Xen (Shkëlzen Kastrati) dhe Ermal Meta. Dhe mund të themi se kjo nuk është hera e parë që shqiptarët marrin nominime në MTV European Music Awards./intv.al/