Rina është padyshim një prej sensacioneve më të reja në tregun muzikor shqiptar.
Reperja edhe pse mjaft e re në moshë, ka arritur të korrë suksese të njëpasnjëshme me këngët e saj.
E teksa Rina është komentuar shpesh për ndryshimin drastik në pamje, krahasuar me një paraqitje të saj në X Factor Albania disa vite më parë, sot në Ditën e Gruas, reperja ka postuar vetë një foto të sajën që nuk e kishim parë kurrë më parë.
Rina ka uruar mamanë e saj me një foto të vjetër, kur Reperja ka qenë foshnjë, teksa mamaja e saj e mban në prehër.