INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Kim K zbulon se fiton më shumë para nga një reklamë në INSTAGRAM, sesa nga një sezon i 'KUWTK'

WOW! Kim K zbulon se fiton më shumë para nga një reklamë në INSTAGRAM, sesa nga një sezon i 'KUWTK'

Publikuar më: 13:30 19-10-2020

Kim Kardashian u shpreh hapur rreth mundësive më të mëdha për të bërë para, pas gati 15 vjetësh si një yll televiziv.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 39 vjeçare, sqaroi mirë financat dhe fitimet e saj në sezonin e tretë të Netflix ‘My Guest Needs Needs No Introduction With David Letterman’, duke treguar se përse nuk e ka problem që do të përfundojë KUWTK.


“Ne nuk do të ishim këta që jemi sot pa u mbështetur në Keeping Up With the Kardashians dhe kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të ndajmë mënyrën e jetesës tonë”, shpjegoi ajo.”Edhe nëse, realisht ne mund të postojmë diçka në rrjetet sociale dhe të bëjmë më shumë para sesa bëjmë për një sezon të tërë”.

Mogulja e bukurisë nuk dha një shumë reale në lidhje me atë që fiton nga një postim i vetëm në Instagram, por më parë theksoi se arrin diku nga 300,000 deri në 500,000 dollarë dhe nganjëherë më lart se një milion dollarë.


Variety raportoi në 2017 që familja Kardashian nënshkroi një marrëveshje ‘100 milionë dollarëshe’ me rrjetin për të rinovuar shfaqjen deri në vitin 2020. Të njëjtin vit, TMZ raportoi se marrëveshja për pesë sezone ishte me vlerë 150 milionë dollarë.

KUWTK, e cila do të përfundojë me sezonin e 20-të në 2021, është vetëm pjesë e asaj që e bën vlerën më të lartë të Kardashian mes motrave të saj. Ajo drejton kompani të shumta, bën paraqitje dhe natyrisht marrëveshje të mëdha në rrjetet sociale.

Në fillim të këtij muaji, Forbes raportoi se pasuria e nënës së katër fëmijëve vjen me 780 milionë dollarë pasi ajo shiti 20 për qind të aksioneve në kompaninë e saj të kozmetikës tek Coty në muajin qershor.

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125