Pavarësisht se në finale u mundën nga Franca ata u pritën si heronj në vendin e tyre.
Botërori i përfunduar pak ditë më parë do të mbahet mend gjatë nga Kroacia që arriti deri në finale, një fazë të cilën nuk e kishte prekur kurrë më parë.
Rreth 500 mijë qytetarë e falënderuan ekipin në rrugët e Zagrebit për emocionet që i falën gjatë një muaji.
Gjithsesi së fundmi raportohet se ekipi kroat ka menduar që t’i bëj krenar bashkëkombësit e tyre jo vetëm për rezultatet sportive.
Ata kanë vendosur që të gjithë paratë e fituara në Botëror t’i dhurojnë për bamirësi për fëmijët e varfër, që ata të kalojnë pushimet e verës si të gjithë njerëzit e zakonshëm.
Ndoshta ata nuk u kthyen me kupën në shtëpi, por përveçse bënë për vete miliona tifozë në mbarë botën kanë hyrë njëherë e përgjithmonë edhe në zemrat e mijërave fëmijëve.
Një gjest madhështor, duke patur parasysh që nuk janë pak para. Sipas gazetarëve të cilët iu referohen shpërblimeve të FIFA-s Kroacia ka dhuruar për bamirësi afër 24 milion euro.