INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Kylie Jenner hyn në historinë e ‘’Instagram’’ duke thyer një rekord!

WOW! Kylie Jenner hyn në historinë e ‘’Instagram’’ duke thyer një rekord!

Publikuar më: 12:28 14-01-2022

Kylie Jenner ka hyrë në historin e rrjetit social më të përdorur ‘’Instagram’’ duke u bërë kështu femra e parë në botë që arrin shifrën prej 300 milionë ndjekësish.

Kylie është femra e parë por radhitet e dyta pas Cristiano Ronaldos që kohë më parë preku këtë shifër dhe ka rreth 389 milionë ndjekës.

 

Më herët, Ariana Grande mbante pozitën e parë si femra më e ndjekur në Instagram. Në shkurt të vitit 2019, këngëtarja mblodhi 146.5 milionë ndjekës, duke ia kaluar Selena Gomez, e cila kishte pozicionin e më të ndjekurit para yllit të muzikës pop.

Jenner e ka regjistruar këtë arritje në rrjetet sociale, pavarësisht se nuk ka postuar shumë në dy muajt e fundit.

Manjatja e kozmetikës dhe ylli televiziv, e cila është në pritje të fëmijës së dytë me reperin Travis Scott, kishte marrë një pushim nga rrjetet sociale, pasi 10 fansa vdiqën në Festivalin Astroworld të Scott në Houston më 5 nëntor. Ajo u kthye në Instagram në prag të festave të fundvitit.

Article Logic
Execution time: 0.0028610229492188