Pas Blac Chyna mesa duket rradha e shtatzanisë ka kaluar të më e vogla e familjes Kardashian, Kylie Jenner. Falë burimeve të afërta me çiftin lajmi ka kaluar në duart e “Media Takeout”, lajm bombë i cili duket në lëvizjet që ka bërë së fundmi bukuroshja amerikane. Kylie është parë disa herë në zyrën e gjinekologes Crane, e cila është kujdesur më parë për motrat Kim dhe Kourtney si dhe Blac Chyna gjatë shtatzanisë së tyre. Wow! Bën sens! Përveç kësaj, burimet e “Media Takeout”shprehen se Kylie nuk ka ashkuar askund tjetër, pasi ka qëndruar e sëmurë gjatë gjithë ditës në krevat. “Nuk do dal nga krevati sot”, shkroi ajo në Snapchat. Interesante! Megjithatë 19 vjeçarja di si të kujdeset për një fëmijë, pasi jo rrallë herë është kujdesur për djalin e të dashurit të saj Tyga, King Cairo. Tani do të presim ndonjë foto me barkun e fryrë...