Ditën e hënë do të mbahet një ndër eventet më të rëndësishme. E kemi fjalën për Met Gala dhe pothuajse të gjithë yjet e Hollywood-it po përgatiten për eventin e madh dhe se çfarë do të veshin.
Një ndër to do të jetë edhe këngëtarja e njohur Lady Gaga, por mesa duket ajo nuk e ka marrë shumë seriozisht ngjarjen pasi këtë na la të nënkuptonim me postimin e saj të fundit.
32 vjeçarja, fituese e Grammy’t e Oscar’it, ka publikuar një fotografi në Instagram, me një mesazh të çuditshëm për ngjarjen që do mbahet.
“Met Gala, ja ku po vijmë. Jam e lumtur që do jem pjesëmarrëse këtë vit. Nuk i kam rruar këmbët që katër ditë, dhe kjo i përshtatet pamjes time”, ka shkruar Gaga.
Të hënën, Gaga do të jetë prezente në mbrëmjen MET GALA 2019, bashkë me themeluesen e Vouge Anna Winour.