INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Loredana dhe Mozzik bëhen prindër për herë të parë, por qenkan martuar në fshehtësi të plotë! Ja detaji që e tregon! [FOTO]

WOW! Loredana dhe Mozzik bëhen prindër për herë të parë, por qenkan martuar në fshehtësi të plotë! Ja detaji që e tregon! [FOTO]

Publikuar më: 17:29 18-12-2018

Mozzik ka dhënë disa orë më parë lajmin se është bërë baba i një vajze. Me anë të një fotoje shumë të bukur të publikuar në ‘Instagram’, reperi i njohur i ka dhënë fund aludimeve për shtatzëninë e partneres së tij Loredana. “Emri më i bukur në botë BABË! Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë! Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël! Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë, i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë, me fëmijën e parë! Do ju dua sa të kem jetë”,-shkruan ai krahas fotos me të porsalindurën.

Prej muajsh çifti i ri është vënë në qendër të mediave për shtatzëninë e Loredanës, por deri në këtë moment asnjë nga dy të dashuruarit nuk e kishte pranuar lajmin. Më në fund këngëtarët e njohur u bënë prindër dhe pritën këtë moment për të dhënë lajmin e bukur.

Mirëpo ky nuk është gëzimi i vetëm i çiftit të famshëm… Loredana dhe Mozzik qenkan martuar dhe reperi sapo e zbuloi në foton e postuar.

Ai ka postuar një foto ku dora e tij është e kapur me atë të Loredanës teksa ndodhet e shtruar në spital. Por ajo që bie në sy është shiriti tek dora e reperes me emrin dhe mbiemrin e saj. Ne e kemi njohur me mbiemrin Zefi, por sot ajo mban mbiemrin e bashkëshortit të saj, Aliu.

MZE.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945