INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow! Loredana dhuron shumën marramendëse për bamirësi: “Unë kam një vajzë që ...”

Wow! Loredana dhuron shumën marramendëse për bamirësi: “Unë kam një vajzë që ...”

Publikuar më: 13:27 06-12-2020

Loredana është një nga këngëtaret më të dashura dhe njëherazi më të përfolura në mediat shqiptare, por edhe ata të huaja.

Së fundmi në Gjermani është mbajtur eventi bamirësisë “Ein Herz für Kinder” (Një zemër për fëmijët) dhe kanë marrë pjesë persona të njohur të cilët kanë dhuruar shuma të ndryshme për tu ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë në këtë event ka qenë shuma marramendëse që ka dhuruar Loredana për fëmijët në nevojë, plot 100 mijë euro.

Teksa ka thënë se do të dhurojë 100 mijë euro ajo ka mbajtur edhe një fjalim prekës.

“Unë kam një vajzë që së shpejti do të bëhet 2 vjeçe. Unë kam parë se si ajo ecën, si flet. Për mua si nënë është shumë e rëndësishme që edhe nënat e tjera të provojnë këtë lumturi. Të dhurojë 2 mijë euro nuk është e mjaftueshme për mua, unë fitoj pak më shumë. Do të dhurojë 100 mijë euro”, tha këngëtarja.

Bëhet me dije se euro që do të mbidhet do të shkojë për të ndërtuar shkolla, kopshte, financimin e operacioneve të vështira për fëmijët, ndihma në zonat e prekura nga katastrofat natyrore etj.

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059