INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! LOREDANA u përgjigjet akuzave të MOZZIK në këngën e fundit dhe ka një surprizë për të: Unë nuk shes… [FOTO/ VIDEO]

WOW! LOREDANA u përgjigjet akuzave të MOZZIK në këngën e fundit dhe ka një surprizë për të: Unë nuk shes… [FOTO/ VIDEO]

Publikuar më: 13:29 06-03-2020

Tashmë prej disa muajsh, Loredana dhe Mozzik kanë qenë në qendër të mediave rozë që prej skandalit me çiftin zvicerian, por edhe prej ndarjes së tyre.

Fillimisht u duk se ndarja e tyre ishte paqësore, por inveristat dhe postimet e ndryshme na sollën dyshime të reja. Intervista e Loredanës në “NIN” nuk i pëlqeu fare Mozzikut dhe ky i fundit reagoi i revoltuar në rrjetet sociale asokohe duke u shprehur se Loredana po viktimizohej duke përmendur Hanën.

Më pas u tha se këngët e fundit të Mozzik i janë dedikuar Loredanës, mirëpo reperja nuk kishte folur më publikisht prej asaj interviste, por zgjodhi t’i përgjigjet me këngën e fundit të publikuar dje, ku mes të tjerash, ajo thotë:

“Dhe për Mozzikun, ti je babai i vajzës sime, kështu që lëri komentet! Unë kurrë nuk do të flas keq për babain e fëmijës tim, sepse ka gjëra të rëndësishme si prindërimi dhe respekti. Unë nuk shes askënd për famë.”

 

Në fund të videos shfaqet edhe një foto e Hanës dhe Mozzik duke u puthur. Pra, mos vallë Loredana ka dashur t’i japë fund një herë e mirë kësaj çështjeje.

 hannae.png

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768