Moderatorja Luana Vjollca po shijon rrezet e nxehta të diellit në Maldive, nga ku nuk kanë munguar edhe fotot e videot e mrekullueshme në Instagram. Luana ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe të themi të drejtën edhe ne do donim të ishim aty ku është moderatorja.
Edhe kur nxjerr një foto të thjeshtë, krejt normale fansat “çmenden” për të, imagjino ç’bëhet kur Luana publikon foto me bikini.
Mirëpo siç duket, jo vetëm fansat e saj janë të impresionuara nga moderatorja shqiptare, por edhe Miss Brazil 2016. Në një foto të Luanës, Camilla Gimenez ka shkruar “e mrekullueshme” dhe Luana ia ktheu “dashuri”, mirëpo ne po vrasim mendjen se ku janë njohur ata.