Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca është një ndër femrat më të suksesshme të ekranit. Para pak javësh, ajo ka nisur me drejtimin e emisionit të saj ‘Shiko kush luan’, që pëlqehet shumë nga publiku dhe ka thyer disa rekorde shikueshmërie pasi është kthyer në “trending” numër 1 në disa shtete të botës.
E siç duket surprizat në emisionin e saj s’kanë të sosur. Një ndër to e zbuloi vetë autorja 28-vjeçare, e cila ka treguar se për herë të parë në Shqipëri enkas për emisionin e saj do të vijë këngëtari me famë botërore i grupit “Havana”, Pitt Leffer.
Grupi “Havana” është i njohur në vendin tonë dhe në gjithë botën me disa këngë shumë të dëgjuara sic është “I Lost You” apo “Vita Bella”.