Ky duhet të jetë një lajm shumë i mirë për këngëtaren shqiptare, fenomeni muzikor Maluma këndon dhe kërcen nën ritmin e këngës së saj…
Maluma është në kulmin e karrierës së tij. Ai po bën namin me këngët e tij si dhe me bashkëpunimet, si ky i fundit me Shakirën, këngë kjo që kaloi 1billion klikime, por edhe kënga që ai po kërcen i ka kaluar gjithashtu këtë shifer. Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare Bebe Rexha, dhe për këngën që ajo bashkëpunoi me këngëtaren Nicki Minaj dhe dj e famshëm David Guetten si dhe Afrojack me këngën "Hey Mama". Por duhet thënë se refreni i kësaj kënge i është besuar Bebes, dhe ajo ia doli që këtë këngë ta këndojnë dhe shumë fansa pasi refreni ishte i kapshëm dhe zëri i saj u pëlqye shumë sa dhe fansat detyruan Nickin dhe David Guetten që në koncertet e tyre të kishin edhe Beben me vete. Emisioni “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani në INTv siguroi videon ku Maluma, këngëtari më IN i momentit dhe ndër më klikuarit ka vendosur të bëjë një video ne sfond me këngën e Bebes teksa ushtrohej në palestër. Kjo tregon se ai e pëlqen Beben dhe e vlerëson, por nuk mund të themi se do ketë një bashkëpunim mes tyre por pse jo edhe mundet pasi Bebe ka dhe një kenge me këngëtarin e famshëm latin, Reykon./intv.al/