Prej pothuajse dy vitesh, moderatorja e njohur Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ndërkohë prej një kohe të gjatë Marina ka qëndruar larg ekranit dhe kjo ka bërë që ajo të përflitet shpesh se mund të jetë duke zgjeruar familjen. Mirëpo një foto e hedhur nga çifti në rrjetet sociale ka ngritur dyshimet se Marina është në pritje të ëmbël.
Fansat po dyshojnë se çifti po presin një fëmijë pasi në foto shfaqen të dy duke mbajtur duart tek barku i Marinës teksa duken shumë të lumtur.
"Keshtu sic duket foto do jeni shtatzene. Ishalla do beni nje bebe teper te bukur se jeni te dy si rrush", "Marina shtatzene? Te pakten ne foto keshtu duket duke pare qe Geti dhe Marina kane vendosur doren tek barku i Marines", "Po vjen nje bebe", janë disa nga komentet e shumta të fansave teksa ky postim i Marinës është mbushur me pyetjen nëse ajo është shtatzënë.