Pas publikimit të këngës “I’ll Show You” nga këngëtari i njohur Justin Bieber, Islanda është detyruar që të mbyllë kanalin e Fjadrárgljúfurut.
Justin Bieber kishte zgjedhur këto peisazhe të virgjëra për ta shoqëruar këngën e tij në një baladë. Këto kanione u bënë shumë të famshme vetëm për faktin e publikimit të këngës së këngëtarit.
Por pas shumë vitesh “pelegrinazh” vendi ishte në rrezik për tu dëmtuar dhe autoritetet vendosën të parandalonin hyrjen tek vizitorët.
Për të bërë foto dhe video tek pjesa ku Bieber realizoi videon fansat e tij dhe vizitorët nuk hezitotnin të ngjiteshin në gardhe dhe injoronin shenjat e ndalimit dhe drejtimit nga rojet e parkut. Reklamimi i bërë në park nga Bieber është vetëm një pjesë e kanionit që po tërheq shumë visitor.
Vitin e kaluar, Islanda u vizitua nga 2.3 milionë turistë në krahasim me vetëm 600 mijë vizitorë 8 vjet më parë. Turizëmi i tepërt për infrastrukturën e ishullin vullkanik, terreni i të cilit po ndryshon ngadalë dhe po përkeqësohet shumë shpejt.