Marina Vjollca dhe Geatoar Selimi janë duke shijuar disa ditë pushime në Itali dhe po t’u hedhim një sy fotove duket se po ia kalojnë më bukur se kurrë.
Bukuroshja e ekranit ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale disa foto tejet provokuese nga plazhi, teksa duket se ka zbuluar “më shumë nga sa duhet”. Ajo shihet duke vënë në pah aseset e saj, ndërsa komentet për pamjen e saj kanë qenë të shumta. Për disa prej komentuesve dhe portaleve është krijuar përshtypja se Marina është shfaqur pa mbathje në këto foto, por e vërteta nuk është kështu.
Mjafton të shikoni këtë foto me të cilën reagoi në instastory dhe do e kuptoni pasi janë vetë bikinit e tilla që janë të ngritura dhe fundi i shkurtër i kuq është i hapur në njërën anë.