Luana Vjollca është një ndër moderatoret më seksi shqiptare dhe shumë e dashur nga publiku. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë shpesh me ndjekësit momente nga jeta e saj jashtë ekranit por edhe momente profesionale.
Ajo është përfolur shpesh për lidhjen e saj me Krenar Çoçajn, lidhje të cilën e pranoi indirekt dhe disa herë janë kapur mat, por ne vumë re që ata kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami. Ndoshta ishte e gjitha për kamuflim, por së fundmi moderatorja ka publikuar foton e një ambjenti, ku shkruan "Shtëpia ime re".
Siç e shohim në foto, në ambjent mbizotëron ngjyra rozë dhe gjithçka është e zbukuruar me fjongo në po të njëjtën ngjyrë.