Sot Bebe Rexha feston 30-vjetorin dhe ka zgjedhur t’i bëjë vetes dhuratën më të bukur. Këngëtarja ka publikuar këngën e saj të re,“ S’jam më 20 vjeçe”, duke frymëzuar me vargjet kuptimplota femrat në mbarë botën. Këtë këngë artistja shqiptare ia dedikon vetes dhe atyre që nuk i japin rëndësi numrave.
Por pas publikimit të këngës, Bebe “tronditi” rrjetin me një foto të publikuar në Instagram ku shfaqet vetem me të brendshme teksa ka bërë sparkatën ndërkohë që po bën tualetin.
“Ja se si dukem si 30. Pozitiviteti i trupit”, ka shkruar ndër të tjerash 30-vjeçrja në mbishkrimin fotografisë, ndërsa ka marrë komente të shumta nga fansat për këtë paraqitje.