Elvana Gjata siç duket është rikthyer më fuqishëm se kurrë. Këngëtarja e talentuar pasi u rikthye me këngë të reja dhe me debutim në aktrim me filmin “Dy Gisht Mjaltë”, ka nisur edhe koncertet muzikore jashtë Shqipërisë.
Mbrëmjen e kaluar ajo performoi në një klub në Zvicër dhe e themi me plot gojën që “E ka djeg”. Jo vetëm me hitet e saj, por edhe me performancat elektrizuesde ku nuk kanë munguar as kërcimet TWERK. Kurrsesi nuk kishin si të mungonin hitet e Elvanës që ka realizuar së bashku me Flori Mumajesin. Përveç këngës “Kuq e Zi”, të kompozuar dhe shkruar nga Flori, ajo këndoi edhe këngën “Love Me” me Brunon e Threedots.
Këto pamje nuk kanë nevojë për koment, shijojini!