Në vitin 2012 mund të themi se Shqipëria pati një prej përfaqësimeve më të suksesshme në Eurovision duke sigurar vendin e 5-të në finale fal talentitt të jashtëzakonshëm të këngëtares Rona Nishliu.
Mirëpo përpos mediave shqiptare, për këngëtaren së fundmi kanë shkruar edhe mediat e huaja, konkretisht mediat spanjolle.
Këto të fundit kanë shprehur hapur pëlqimin për këngën e fundit të Ronës që titullohet “Me lule t’bukra” duke e promovuar atë.
“Këngëtarja Rona Nishliu ka publikuar një videoklip të ri, një këngë popullore për Veriun e Shqipërisë”, ka shkruar ndër të tjera “ogaespain.com”.
Ndërkohë në vijim portali në fjalë ka postuar edhe këngën e plotë të artistes…