Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të njohura shqiptare, njëkohësisht edhe ndër më të dashurat për publikun. Garderoba e Vejsiut gjithmonë shihet ndryshe dhe plot gjallëri. Këtë here ajo shihet e veshur me një palë pantallona të firmës Alexander Mc Quinn, të cilat nëse ‘gugëllon’ sheh se arrijnë në shifrën e 560 euro, shkruan intv.al. Një gjë është e sigurt, Alketa duket në super formë dhe këto pantallona i japin shkëlqimin e duhur. Po ju do e bënit këtë shpenzim për garderobën tuaj?/intv.al/