Miriam Cani është një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe një ndër zërat më të ëmbël të showbiz-it shqiptar, por jo vetëm, ajo gjithmonë është karakterizuar nga thjeshtësia dhe natyraliteti.
Artistja që mori famë në Gjermani e që vepron dhe jeton në Tiranë, është pëlqyer shumë nga publiku për zërin e mrekullueshëm e stilin e saj ndryshe nga këngëtaret e tjera. Mirjami gjithashtu ndryshe nga shumë artistë të tjerë, nuk është përfshirë në ndërhyrjet estetike, por ka ruajtur origjinalitetin e saj si në fillimet e hershme.
Së fundmi, këngëtarja ka befasuar në fotografitë që ka postuar së fundmi, ku shfaqet gjysmë e zhveshur dhe tejet sensuale.
Kujtojmë që, Miriam Cani para dy ditësh lançoi projektin e saj të fundit muzikor ‘Parajasë’. Muzika është punuar nga Kledi Bahiti, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur bashkëshorti i saj, Alban Skënderaj.