INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Mos e besoni po deshët, por Arilena Ara bëhet pjesë e 'Vogue Italia' dhe 'Milan Fashion Week'!

WOW! Mos e besoni po deshët, por Arilena Ara bëhet pjesë e 'Vogue Italia' dhe 'Milan Fashion Week'!

Publikuar më: 19:27 23-09-2020


Pandemia e COVID-19, jo vetëm që ka ndryshuar e ka prishur plane duke filluar nga politika e deri te Hollywood-i, por edhe ka rikonceptuar mënyrën se si industria e modës po i qaset publikut me krijimet e reja.

Si rrjedhojë, edhe Milan Fashion Week ka formatuar veten duke hequr dorë nga sfilata e show që zakonisht, bën xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale për ditë të tëra kudo në glob.

Java Milaneze e Modës këtë vit i është besuar stilistes së famshme kineze, Sara Wong, e cila do të mbledhë në një event virtual 8 vajza dhe gra më me influencë në glob. “For Powerful Women” do të bëjë bashkë këngëtare, modele dhe personalitete nga SHBA, Italia, Lindja e Largët dhe vende të tjera, të cilat do të tregojnë çfarë duhet të presin nga moda në vitin 2021 me anë të videove të realizuara nga stafi i tyre në bashkëpunim me gjigandët e modës.

Një nga këto 8 vajza të përzgjedhura nga vetë Wong është edhe artistja shqiptare, Arilena Ara.

Arilena do të jetë pjesë e eventit virtual, që do të transmetohet livestream ditën e sotme, 23 shtator, ndërkohë ajo ka realizuar edhe një set fotografik me veshje nga Sara Wong, i cili pritet të jetë publik në ditët në vazhdim përgjatë javës.

Jo vetëm kaq, por në ditët në vazhdim do të kemi mundësi të shohim më tepër detajë nga Vogue në rrjetet e tyre sociale mbi setin fotografik të Arilenës dhe 7 vajzave të tjera.

Filozofia e këtij viti e Vogue dhe Milan Fashion Week është bërja bashkë e karakteristikave të ndryshme mes Lindjes dhe Perëndimit, duke nxjerrë në pah të bukurën mes të dy kulturave.

Përzgjedhja e Arilenës nga vetë VOGUExMFW është një tjetër ogur i mirë për karrierën e këngëtares shqiptare, që duket se tashmë ka mbërritur në Perëndim.

Klikoni linkun për të ndjekur eventin: https://voguelovesconversations.vogue.it/?refresh_ce=

Burimi: revistawho

Article Logic
Execution time: 0.0038940906524658