Shenja e shqiponjës me duar është bërë e njohur tashmë si simbol i shqiptarëve dhe këtë me sa duket e dinë edhe të huajt. Janë të shumtë personazhet e njohur që kanë bërë shqiponjën me duar dhe listës së gjatë i është bashkuar edhe reperi i famshëm Lacrim. Reperi francez me origjinë algjeriane është një ndër më të famshmit në Europë dhe ka bërë shqiponjën teksa ndodhej i ulur në një karrige me disa fansa të tij shqiptarë.
Ai është gjithashtu një ndër miqtë më të mirë të Karim Benzema dhe French Montana me të cilin ka realizuar edhe këngën “ A.W.A”.