Jemi ende në sezonin veror dhe fotot “hot” të personazheve të njohur shqiptar nuk kanë fund. E sigurisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi këtij sezoni nuk mund t’i mungonte as Luana Vjollca. Ku ka më mirë se t’i kalosh këto ditë të nxehta gushti në ujë, për më tepër është një mënyrë shumë e mirë për të treguar format fizike dhe Luana me të vërtetë ka çfarë të na tregojë.
Ajo ka postuar një foto në Instagram teksa është zhytyr në pishinë, ndërkohë që mbante veshur një palë bikini që i nxirrnin në pah të pasmet e saj seksi. “Sikur të jetoja gjithmonë këtu”, shkroi ajo bashkangjitur fotos. E nëse sirenat do të notonin në pishina, një ndër to do ishte edhe Luana. /Intv.al/