INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Na e kishin mbajtur të fshehtë! Ja përse Miriamit dhe Albanit ju deshën 12 vite të bëheshin zyrtarisht burrë e grua me dasmën përrallore [FOTO]

WOW! Na e kishin mbajtur të fshehtë! Ja përse Miriamit dhe Albanit ju deshën 12 vite të bëheshin zyrtarisht burrë e grua me dasmën përrallore [FOTO]

Publikuar më: 10:08 26-05-2019

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë zyrtarisht burrë e grua!

Nëpërmjet një postimi në Instagram, këngëtari i njohur ka zbuluar ditën e sotme se pas 12 vjetësh dasma e tij me Miriam u bë realitet.

Ceremonia e martesës duket se është mbajtur në ishujt Maldive.

Albani dhe Miriami shfaqen të dy të veshur me të bardha dhe kantautori ka shkruar edhe disa fjaë të ndjera në Instagram, ku shprehet se ka lidhur kurorë në sipërfaqen e një ishulli të pabanuar në mes të oqeanit.

“Duhet të prisnim 12 vite që kjo ditë të merrte kuptimin e plotë të saj me prezencen e engjëllit tonë, Amelisë”, shkruan ai.

Miriam, e veshur me një fustan të thjeshtë nusërie dhe me vello të gjatë dhe Albani,me një kostum të bardhë, i thanë “po” njëri-tjetrit pak metra nga vendi ku kantautori i propozoi këngëtares në vitin 2013.

PO!

U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht Burrë e Grua por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndrrimtarë që përtej ceremonive gjithmonë e kanë ndjerë thellë në shpirt se janë bërë për njëri-tjetrin.

U deshën 12 vite të thonim PO përpara Zotit dhe njerëzve që na duan por në të vërtetë zemrat kanë thënë përgjithmone PO nga momenti i puthjes së parë!

U deshën 12 vite të vishnim kostumin dhe fustanin e nusërisë e të shkëmbenim unazat kur ndërkohë kemi jetuar nën lëkurën e njeri-tjetrit çdo gëzim e hidhërim dhe kemi ndarë çdo të mirë e të keqe që jeta na ka ofruar.

Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit.

Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise.

PO … deri sa vdekja te na ndaje!

 

 

View this post on Instagram

PO! U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin. U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare! U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar. Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit. Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise. PO ... deri sa vdekja te na ndaje! 7 Maj, 2019.

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Article Logic
Execution time: 0.0039680004119873