Dafina Zeqiri këngëtarja e njohur shqiptare, është një ndër artistet më të komentuar dhe me zë në tregun muzikor.
Ndryshe njihet për stilin e veçantë dhe për eksperimentet e shpeshta në ‘look’, por kur vjen puna tek të dukurit bukur, grimi nuk luan rol thelbësor për të.
Një foto e Dafit para dhe pasi grimohet është publikuar ditën e sotme dhe ka bërë xhiron e rrjetit. Sigurisht ka ndryshim, por në të dyja versionet këngëtarja duket shumë simpatike dhe tërheqëse.
Komente të shumta dhe mjaft pozitive vijnë për yllin e muzikës nga fansat e saj, të cilët janë mahnitur pas këtyre fotove. Ju kë do të zgjidhnit mes ‘dy Dafinave’?/intv.al/