INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Në bashkëpunimin me yjet botërorë, Rita Ora zgjedh të vishet me kostumin tradicional të qëndisur me fije floriri!

WOW! Në bashkëpunimin me yjet botërorë, Rita Ora zgjedh të vishet me kostumin tradicional të qëndisur me fije floriri!

Publikuar më: 21:27 08-02-2021

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka mahnitur fansat me një video që ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Video që ka publikuar ‘Ylli’ i muzikës shihet se ajo së bashku me një grup personash janë veshur me kostume popullore, kryesisht tradicionale shqiptare .

Rita shihet tamam si një vajzë tipike shqiptare ku mbizotëron ngjyra e kuqe dhe kostumi i qëndisur me fije floriri.

 

Këngëtarja pak ditë më parë lajëmëroi se në 12 shkurt do të publikonte një mini-album të ri, për të cilin ka bashkëpunuar me disa emra të njohur të muzikës.

Ajo ka treguar se ky projekt i ri do të jetë një miks midis popit modern, kulturës së viteve 80-90 dhe muzikës house. Gjithashtu ky album do të ketë një përzierje të vërtetë kulturash, ku sigurisht nuk mund të mungonte as ajo shqiptare.

Mesa duket Rita do na magjeps me albumin e saj të ri, kështu që na mbetet të presim…

Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205