Dalëngadalë 2017-ës po i vjen fundi dhe si në çdo fushë edhe në muzikë bëhen disa bilance të cilat nxjerrin klasifikime të ndryshme për atë çfarë ka ndodhur në muzikë gjatë vitit që lamë pas. Padiskutim ishte një nga vitet më të suksesshme për këngëtaret shqiptare si Bebe Rexha, Dua Lipa, Rita Ora apo edhe Era Istrefi, Dafina e Elvana Gjata.
Revista prestigjioze “Rolling Stones” ka shpallur 50 këngët më të mira të vitit, ku ka një surprizë: artistja shqiptare, Dua Lipa, ndodhet në të!
Prisnim që ta shihnim shqiptaren me këngën “New Rules” aty, që korri goxha sukses me fansat, por në vend të saj kemi këngën “Lost in your light”.
Dua ka zënë vendin e 34-t, duke lënë pas edhe Miley Cyrus, me këngën “Malibu”.