Nuk mund të jemi më shumë krenarë pas këtij lajmi.
Siguisht që sukseset e këngëtareve shqiptare në skenën ndërkombëtare nuk kanë të diskutuar, por sapo fillojmë të mendojmë se ato i kanë arritur të gjtiha, gjithmonë e më shumë po na suprizojnë.
Kompania mediale Politico ka përpiluar një listë të 28 personave që do ta formësojnë Evropën në vitin e ardhshëm.
Këtë herë, ky medium në vend të përzgjedhjes së vetëm një personi, në këtë rast, liderin e të djathës ekstreme në Itali, Matteo Salvini, ai ka renditur 27 persona në tri kategori: kryesit, ëndërrimtarët dhe përçarësit.
Sipas Politicos, këngëtarja Era Istrefi është duke vendosur Kosovën në hartë, ndonëse disa nuk kanë dëshirë që ky vend të jetë aty.
Ajo është renditur si ëndërrimtarja e tretë e Evropës.