Pas triumfit të Italisë në EURO 2020, entuziazmi i lojtarëve “axurr” nuk ka fund. Gjatë ditës së djeshme lojtarët e Italisë kanë parakaluar në qytetin e Romës me një autobus të hapur ku sheshet ishin të mbushur me tifozë dhe lojtarët ishin duke festuar me trofeun në duar.
Së fundmi është sulmuesi i Juventusit dhe i kombëtares italiane ku me anë të një video-je ka përshëndetur tifozat shqiptar duke parë mbështetjen e madhe që fansat kuqezi i kanë dhënë Italisë:
“Një përshëndetje për të gjithë tifozët shqiptar, përqafime!”, tha Kieza.