Ledina Çelo, këngëtarja e njohur dhe një ndër zerat më të dashur për për publikun, prej disa vitesh është larguar nga Shqipëria për të jetuar së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët në Gjermani.
Këngëtarja tani nuk është aktive në muzikë, megjithatë në rrjetet sociale përpiqet që të qëndrojë sa më pranë njërëzve që e duan.
Ledina ditën e djeshme i ka habitur të gjithë me disa pamje nga shtëpia luksoze, e cila këto ditë festash duket edhe më e bukur.
Këngëtarja ka dekoruar shtëpinë me simbole të veçanta që tregojnë ardhjen e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Në shtëpinë e saj nuk mungon as Babagjyshi, i cili ka sjellë për dy fëmijët thesin me dhurata.