Tashmë duket se këngëtaret shqiptare po pushtojnë me plot kuptimin e fjalës skenën ndërkombëtare.
'Meant to be' hiti i Bebe Rexhës ka arritur të hyjë në top treshen e këngëve më të suksesshme të vitit 2018 në Billboard top 100.
Në listën e publikuar nga Billboard, del se vetëm "God's Plan" nga Drake dhe "Perfect" nga Ed Sheeran janë dëgjuar e shitur më shumë se "Meant to be" në Amerikë.
Bebe Rexha ka përmbyllur kështu një vit të suksesshëm, duke pasur një nga këngët më të dëgjuara të vitit.