Ditën e djeshme në një ceremoni me tradita indiane, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas kurorëzojnë dashurinë e tyre me martese.
Nick ka publikuar disa foto nga dasma e organizuar dhe ka treguar se ndihet i lumtur që të dyja familjet respektojnë traditat e njëri-tjetrit.
Dasma e tyre ka marrë vëmendjen e gjithë medieve të huaja dhe prej më shumë se një jave është përfolur gjatë për të. Madje mediat kanë zbuluar se për gjithë organizimet gjatë javës, çifti i njohur ka shpenzuar 500 mijë dollarë. Ata kanë zgjedhur një nga hotelet më të shtrenjtë për të festuar, në të cilin një natë kushton 92 mijë dollarë, ndërsa një pjatë ushqim minimumi 86 dollarë. Ceremonia para martesës ka kapur shifra prej 61 mijë dollarësh, raporton "The Economic Times".