Kantautori i njohur Alban Skënderaj mesa duket po përjeton periudhën e tij më të mirë, qoftë nga ana profesionale, por edhe nga ana personale.
Ai ka ndarë vetëm para 3 ditësh një lajm që me siguri ka gëzuar të gjithë fansat e muzikës së tij.
Alban Skënderaj, do të mbajë një koncert madhështor më datë 19 qershor në Prishtinë. Ai do të ngjitet në skenën e sallës “1 tetori”, për të interpretuar live këngët para publikut kosovar. “Hapësira e një ëndrre” është titulluar ky koncert solistik, që do të sjell interpretimin e repertoarit të këngëtarit ndër vite.
Ka qenë vetë Albani që ka ndarë lajmin me ndjekësit në Instagram duke u shprehur se ‘një ëndërr tjetër po bëhet realitet” për të.