Raporti i mbretëreshës Elizabeth me nusen më të re në familjen mbretërore, është gjithmonë e më i ngushtë.
Meghan Markle dhe mbretëresha janë parë shpesh nëpër evente të ndryshme së bashku, madje shpeshherë janë parë edhe duke biseduar e duke qeshur me njëra-tjetrën.
Ndërkohë që jemi në prag festash, të gjithë mendojnë të gjejnë dhuratën e duhur dhe të përshtatshme për personat e dashur.
Të njëjtën gje po bën edhe Elizabeth, e cila e ka gjetur zgjidhjen për nusen e saj. Këtë vit ajo ka vendosur t’i japë Meghan akses në qëndra bamirësie, raporton ‘Revistawho.com’.
Prej shumë vitesh mbretëresha i ka menaxhuar vetë këto qendra, megjithatë ajo e mendon Meghanin si të denjë për të qëndruar në krye të tyre. Ky vendim e ka gëzuar pamasë dukeshën, e cila pritet që javën tjetër të bëhet udhëheqëse e tyre.