Po ju do e takonit ish-in e të partnerit tuaj? Siç ka bërë Sara Hoxha, bashkëshortja e Ledrit?!
Po, po e lexuat mirë, pasi së fundmi Sara, Ledri me yllin shqiptar me famë botërore, Dua Lipa janë takuar ditën e sotme dhe rrjeti u çmend!
Do thoni ju: “Pse ish-i Ledrit është Duaa?!”
Po! Vite më parë këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa dhe reperi i njohur Ledri Vula kanë qenë në një lidhje, e cila është komentuar gjatë në media. Pas ndarjes, dyshja kanë ruajtur raport miqësor e për më tepër edhe familjet e tyre shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.
Madje Dua sonte takoi edhe vogëlushen Poem Blu. Vetë reperi ka ndarë në rrjete sociale një foto shumë të ëmbël, ku shihet me të bijën dhe Duan.
“Poem Blu takon Dua Lipën”, ka shkruar ai krahas fotos.
Duke qenë se Dua është ish e dashura e Ledrit, lind natyrshëm pyetja: Po Sara? Epo ajo nuk e ka aspak problem, përkundrazi. Partnerja bukuroshe e Ledrit ka publikuar në rrjete sociale një tjetër foto, duke treguar se është takuar edhe ajo me Duan.