Ky botëror do të mbahet mend gjatë edhe nga fenomeni ‘’Maradona’’.
Të gjithë nuk mund të mos e kemi vënë re paraqitjen e tij kontroverse në Kupën e Botës. Skenat e tij në çdo ndeshje të Argjentinës por, jo vetëm, në fakt kanë suprizuar të gjithë botën.
Diego Armando Maradona shkoi në Bjellorusi me avionin e tij privat, për ndeshjen e parë si president i klubit të Dinamo Brestit.
Maradona shkoi në stadium me një makinë jashtëzakonisht të madhe, pak a shumë një e tillë si për luftë. Ai po përshëndeste të gjithë në stadium që kishin ardhur për ta mirëpritur.
Por, “gjëma” i erdhi nga ekipi kundërshtar, më saktë edhe nga një shqiptar. Dinamo Brest luante përballë Shaktar Soligorsk, dhe ishte pikërisht ekipi i Elis Bakajt, që fitoi me shifrat 1-3. Pjesë e suksesit të Shaktarit ishte edhe shqiptari, ku pasi shifrat ishin mbërthyer në 1-1, shënoi me penallti golin e dytë.