Vetëm këtë vit Fero ka publikuar 4 këngë të reja, më e fundit prej të cilave është “Ride or Die”, kushtuar të fejuarës Arbenita, e megjithatë kjo nuk do të thotë se reperi e ka mbyllur këtu 2019-ën.
Fero ka shpenzuar shumë kohë në studio dhe ka ende shumë këngë të papublikuara.
Një prej tyre, Fero e publikoi sot të papërfunduar, siç duket sepse ndonëse nuk e ka publikuar, e pëlqen.
Kënga me titull “Lost in Hell” (I humbur në ferr) ka një stil ndryshe nga këngët e publikuara më parë të Feros, duke anuar më tepër nga rap-i emocional.
Në videon e publikuar në Instagram, dëgjohet zëri i Feros ende i papërpunuar plotësisht, vetëm me rregullimet e para të autotune-it- programi i cili eleminon stonaturat.
Mirëpo, duke mos qenë e përfunduar, dallohen shumë qartë momentet ku ka autotune.